Këngëtarja zgjidhet sërish imazh i stolive të shtrenjta

Rita Ora është imazhi i përzgjedhur për të disatën herë nga gjigandi i stolive Thomas Tabo. Ajo duket rrëzëllitëse në promovimin e koleksionit të ri pranverë/verë 2020. Ky koleksion karakterizohet nga një përzierje ngjyrash pastel dhe ylberi, ku theksohet ari i verdhë dhe tipare të frymëzuara nga natyra.

Aksesorët e ndryshëm me në sfond zërin e Ritës kanë bërë për vete të gjithë të fiksuarit pas bizhuterive. E gjithë atmosfera e krijuar nga ideuesit dhe realizuesit e kësaj videoje përmblidhet me vetëm 2 fjalë: “Kopshti magjik”.

“Thomas Sabo X Rita Ora” është në dispozicion nga dita e sotme në të gjitha filialet e markës së famshme.

Marka e njohur ka projektuar dhe shpërndarë orë dore që nga viti 2009 dhe syze dielli që nga viti 2019. E themeluar në vitin 1984 nga Thomas Sabo në Gjermani, kompania ka mbi 3,100 pika shitje në të gjithë botën, përfshirë rreth 260 dyqane dhe plot mundësi blerje online. 

Klan Plus