Niveli i humbjeve në rrjetin e Shpërndarjes së Energjisë ka arritur në 23.9% në fund të 2018-s, nga 45% që ishte ky tregues në 2013-n. Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, e cilësoi këtë si arritjen më të madhe të kompanisë, edhe pse u përball me pyetjen se ky nivel është më i lartë se në Planin e Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë i firmosur nga qeveria dhe Banka Botërore. Për Ardian Çelën, treguesit dhe arritjet e këtij plani janë rishikuar.

Kompania po mbyll vitin me një bilanc prej 40 milionë dollarësh fitime, por Çela tha se nevojat për të bërë investime e për të blerë energji nga importi për shkak të rënies së prodhimit nuk mund të lejojnë uljen e tarifave për konsumatorët.

Edhe ujësjellësit vazhdojnë të mos paguajnë detyrimet për energjinë elektrike. Këtë vit kompania e shpërndarjes arrin realizimin e ndarjes së saj në tre kompani më vete, ku pas këtij procesi do të jetë qeveria që do të vendosë më pas privatizimin e seksionit që bën shpërndarjen për konsumatorin final.

Tv Klan