“Osmani”, më i ndjekuri i vitit në Turqi




“Osmani”, më i ndjekuri i vitit në Turqi

11:35 15/05/2021

Seriali historik turk merr aprovimin edhe për sezonin e tretë

Ndonëse po mbyll sezonin e dytë në Turqi, seriali “Osmani” po mban të mbërthyer para ekranit shikuesit. Prodhimi historik turk me emrin origjinal “Kurulus Osman”, ka thyer rekorde audience duke arritur shifrën më të lartë të shikueshmërisë nga të gjitha serialet gjatë sezonit televiziv 2020-2021.

Sipas të dhënave të audiencës, Osmani ka arritur shifrën 14.07 që është edhe rekordi i sezonit duke u vlerësuar si seriali më i ndjekur i vitit.

“Kurulus Osmani” ia ka dalë të triumfojë çdo javë duke u renditur i pari dhe duke fituar garën e egër të audiencës të mërkurave kur transmetohet në “ATV “në Turqi, por ia ka dalë që të jetë më i ndjekuri i javës përgjatë gjithë sezonit.

Nisur nga këto shifra audience seriali ka marrë aprovimin edhe për një sezon tjetër ndërsa për shkak të shitjeve të shumta jashtë vendit, duket se do të ketë jetë të gjatë në transmetim.

Osmani transmetohet edhe në vendin tonë, premierë absolute në “TV Klan”.

Klan News





Të ngjashme