Pandemia Covid ka krijuar probleme të rënda në shëndetin mendor të pacientëve, në mbarë botën. Ndër pasojat më të rënda, janë vetëvrasjet, si shkak i gjendjes ekstremisht të rënduar psikologjike. Në vendin tonë, që nga nisja e pandemisë në mars të këtij vitit,  janë verifikuar 2 vetëvrasje. Ndërsa në Italinë fqinje, autoritetet deklarojnë 71 vetëvrasje deri më sot, si pasojë e shqetësimeve mendore të krijuara në vijim të pamundësisë së përballimit të prekjes nga koronavirusi. Gjithashtu numërohen edhe 46 tentativa vetëvrasjeje.

Covid-19 rezulton te jetë jo vetëm një sëmundje si pasojë e koronavirusit, por edhe një fenomen që preku të gjitha aspektet e jetës. Shkaktoi krizë financiare, izolim social, stigmatizim të personave të prekur, përkeqësoi shqetësimet psikike, duke i çuar në shumë raste në ekstremitet.

Italia fqinje, që për disa muaj ishte vendi më i prekur në botë, më një krizë të infektuarish e viktimash të paprecedentë, numëron sot, ndër të tjera, edhe një humbje prej 100 mld eurosh nga sektori i turizmit për këtë vit, si pasojë e pandemisë.

Klan Plus