Papa Francesku ka shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmit të dyshuar terrorist në Nice të Francës.

“Jam pranë komunitetit katolik të Nicës dhe po mbaj zi për sulmin vdekjeprurës që ndodhi në një vend që shërben për t’u lutur. Lutem për viktimat, për familjet e tyre dhe për qytetarët francezë që të keq t’i përgjigjen me të mirë”, shprehet Papa Francesku në mesazhin ngushëllues.

Tre persona u vranë me thikë brenda kishës së Notre Dame në Nice, ku një person sulmoi qytetarët. Një gruaje që po lutej, autori i preu kokën. Ndërsa plagosi edhe shumë të tjerë duke i goditur me thikë.

Autori i ngjarjes u arrestua nga policia, pasi u plagos fillimisht nga forcat e sigurisë. Ngjarja po hetohet si sulm i dyshuar terrorist. /tvklan.al