Kemi parë kafshë të ndryshme të parashikojnë rezulatet e ndeshjeve, si derra, mace dhe sigurisht mbretin e tyre, oktapodin Paul. Por në Francë tashmë është një papagall nga rraca Kea e më të zgjuarve, që deri tani ka bërë parashikime më së shumti të suksesshme.

Tashmë vëmendja e tij është tek finalja. Pasi luajti në fushën e përgatitur, sipas Newton do të jetë Franca ajo që do ta fitojë Botërorin 2018. Papagalli Newton jeton në një kopësht zoologjik në Paris dhe ka një reputacion për zgjuarsinë dhe dëshirën për të luajtur.

Tv Klan