Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në veri – veriperëndim duke sjellë vërshime të përkohshme si edhe përmbytjet lokale.

Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore do të kenë përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.

Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C  vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë./tvklan.al