“Një Dashuri” është një nga serialet e reja të këtij sezoni televiziv në Tv Klan. Nga e hëna në të shtunë në orën 16:05, shikuesit mund të ndjekin një histori dashurie mes dy të rinjve që janë rritur në mënyra krejt të ndryshme.

Drejtori i programacionit të Tv Klan, Albert Dumani, shprehet në “Rudina” se veç tematikës, ka tërhequr vëmendjen edhe aktorja protagoniste. Sila Türkoğlu u bë e njohur për publikun shqiptar e jo vetëm me “Amaneti”, një serial nga i cili më pas u tërhoq. Arsyeja nuk është thënë publikisht prej saj, por duket se gjithçka ka nisur nga disa shkëndija dashurie..

Albert Dumani: Ka qenë shumë i ndjekur për temën që trajton, për temën kryesore. Bëhet fjalë për Sila Türkoğlu, është një aktore që u bë  e famshme edhe në Televizionin Klan, por në të gjithë botën sepse seriali i saj i parë, “Amaneti” ishte një fenomen televiziv kudo që u shfaq dhe bëri bujë sepse aktorja në fjalë e la serialin në mes duke pasur procese gjyqësore me producentët, ajo nuk e vazhdoi sezonin e tretë, pra bëri vetëm dy sezone duke munguar edhe te finalja e sezonit të dytë”. Fansat në të gjithë botën u revoltuan, u mërzitën shumë “pse e lini aktoren të ikë e kështu me radhë. Ajo nuk dha një deklaratë publike që pse po largohet edhe pse ishte në kontratë, por zërat brenda thonë që kishte një flirt dashurie mes dy protagonistëve kryesorë dhe ndoshta një zënkë mes tyre bënë që ajo të largohet nga seriali sepse dashuri e vërtetë që ndodh në sheshxhirim./tvklan.al