Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të theksuara. Por gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të bëhen më të dukshme në territor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi 23 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim të ulët./tvklan.al