Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në ultesirën perëndimore. Por gjatë pasdites në zonat malore parashikohet të ketë vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 10°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Gjirokastrës me 29°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë. /tvklan.al