Vetëm një ditë përpara votimit të Parlamentit Europian për ndërprerjen e negociatave për anëtarësim e Turqisë në union, Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka lëshuar kritika ndaj Bashkimit Europian. Në hapjen e konferencës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Erdogan e quajti të pavlere votimin e së enjtes pavarësisht rezultatit.

Presidenti turk ka ashpërsuar tonet kur e quajti Parlamentin Europian, një strehë për organizatat terroriste dhe tha se vota e tij nuk është një detyrim politik ndaj nuk e kupton ende mesazhin që po përpiqet Europa t’i japë Turqisë.

Turqia e ka “bërë të qartë shumë herë se përkujdeset për vlerat evropiane më shumë  se shtetet  e tjera të BE-se, por nuk kemi parë një përkrahje konkrete nga miqtë perendimorë”, shtoi presidenti Turk

Anetarët të rendësishëm të Parlamentit Europian bënë thirrje, një ditë më parë, që negociatat me Turqinë të ndalen si një kundërpërgjigje ndaj goditjes që Erdogan po i bën kundërshtarëve të tij  politikë.