Parlamenti-KosovesMe 89 vota pro, 22 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës miratoi ngritjen e një Gjykate Speciale që do të merret me akuzat për krime të supozuara lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitet 1998-1999.

Pro themelimit të këtij institucioni votuan shumica e anëtarëve të grupeve parlamentare të PDK, LDK, AAK dhe AKR, si dhe deputetët e pakicave, ndërsa atë të Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër. Para votimit, kryeministri,  Hashim Thaçi, deklaroi se kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës ishte e padrejtë dhe fyerja më e madhe që i bëhet vendit.

Kreu i qeverisë tha se kjo Gjykatë po ngrihej si pasojë e raportit të Dick Martit, të miratuar nga Këshilli i Evropës, të cilin e vlerësoi si të dyshimtë dhe me pretendime të paqëndrueshme. Thaçi konfirmoi, se pavarësisht themelimit të Gjykatës bashkëpunimi me SHBA dhe BE do të vijojë si më parë.

Krahas miratimit të ngritjes së kësaj Gjykate speciale për krimet e luftës, Kuvendi i Kosovës votoi edhe për zgjetjen e mandatit të misionit europian EULEX.