Partia Demokratike ka mohuar sot të ketë patur dijeni për një deklaratë me tone të ashpra kundër OSBE-së rreth kodit elektoral. Ndërkohë ekspertët e Partisë Demokratike kanë pranuar autorësinë dhe përmbajtjen e deklaratës por sipas tyre kritikat i janë dërguar ekspertëve të OSBE-së dhe jo ekpsertëve të saj në Tiranë. Në deklaratë pretendohej se ekspertët e OSBE-së kanë bashkëpunuar me ata të qeverisë, nuk i kanë vënë qeveritarëve materialet në dispozicion dhe kanë deklaruar se nuk mund të garantojnë mbrojtjen nga manipulimi.

Sipas tyre kjo e shndërron misionin e OSBE-së në Tiranë në kompleks të diktatit dhe manipulimit qeveritar. Ilir Rusmajli, ekspert i Partisë Demokratike në komisionin teknik pranë OSBE-së ka deklaruar se përfaqësuesit e opozitës nuk largohen nga qëndrimet e tyre.

Problemet që neve kemi bërë publike janë probleme që qëndrojnë, janë probleme që ne i kemi bërë publike jo dikush tjetër. Janë probleme që ne i rikonfirmojmë dhe i mbështesim si ekspertë që kemi marrë pjesë në këto takime dhe që mund të dëshmojmë fare mirë për rezultatin e tyre. Në deklaratën tonë nuk është bërë ndonjë akuzë që OSBE-ja është pjesë e manipulimit. Më së shumti është bërë një deklarim për një qëndrim jo fort serioz.”

Ndërkohë sot Partia Republikane ka deklaruar se anëtarët e saj nuk janë përzier në deklaratën kundër OSBE-së. Sipas tij misioni i saj ka qënë tepër korrekt dhe serioz./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego