Partitë tradicionale europiane humbasin shumicën – TV KLAN

Partitë tradicionale europiane humbasin shumicën

Disfatë e Macron, Le Pen kërkon shkrirjen e parlamentit

Ashtu siç ishte parashikuar, qendra e majtë dhe qendra e djathtë nuk do të kenë më shumicën absolute në Parlamentin Europian për herë të parë që prej vitit 1979.

Partia Popullore Europiane (PPE) dhe Partia Social Demokrate kanë shënuar rënie të konsiderueshme të elektoratit të tyre, megjithatë PPE mbetet e para me 173 vende në Parlamentin Europian, Partia Social Demokrate mbetet e dyta me 147 vende, e vijuar nga liberalët dhe të gjelbërit, të cilët janë surpriza e vërtetë e këtyre zgjedhjeve.

Të gjelbërit do të mund të ndikojnë në shumicën që do të krijohet në Parlamentin Europoian për të imponuar agjendën e tyre lidhur me ndryshimet klimaterike dhe mbrojtjen e planetit.

Surpriza tjetër negative e këtyre zgjedhjeve ka qenë rritja e ekstremit të djathtë në Francë. /tvklan.al

Kategori
BotaLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione