Tirana rikthehet tek fitorja

Partizani vazhdon ndjekjen e skuadrave të para në renditje. Të kuqtë mbajtën vendin e tretë pas fitores ndaj Skënderbeut në Korçë. Mesa duket dëbora që kishte mbuluar stadiumin e Korçës nuk solli fat për “ujqërit”.

Ishte Partizani që shënoi dy golat në 7 minutat e para të takimit. Ndeshja u luajt e kujdesshme. Edhe kushtet atmosferike ndikuan në ritmin e ulët të lojës. Tek rezultati dominoi lufta në ajër dhe goditjet standarde.

Në të 3 ishte bardhi që zhbllokoi rezultatin ndërsa 4 minuta më pas dyfishoi Solomon. Në pjesën e dytë të takimit Mensah hapi sfidën në minutën e 65’. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Tirana nuk e pati të lehtë ndaj kastriotit. Pas 5 barazimeve radhazi, më në fund, bardheblutë gjetën fitoren. Ishin krutanët që shënuan të parët me Da Silva por pjesa e parë u mbyll në barazim pas golit të Idriz Bathës.

Në të dytën ishte Ernest Muçi që realizoi golin e avantazhit për Tiranën. Ndeshja që mbylli javën e 14 të Superligës Apolonia – Laci përfundoi me fitoren e fierakëve 1-0.

Tv Klan