Partizani ngre trofeun pas 26 vitesh

Posta

Partizani ngre trofeun pas 26 vitesh

20:30 26/05/2019

Zyrtarisht kampionë. Futbollistët e Partizanit ngritën trofeun pas 26 vitesh nga hera e fundit.

Në ndeshjen e fundit në shtëpi, Partizani mori trofeun e shumëdëshiruar nga dora e Presidentit të Fedaratës Armand Duka.

Trofeu i ngritur nga kapiteni i skuadrës Alban Hoxha elektrizoi të gjithë stadiumin “Selman Stërmasi”, aty ku dy javë më parë në derbi me Tiranën në kuqtë e siguruan atë matematikisht.

E ndërsa Partizani i gëzohej ngritjes së trofeut, në laç Tirana me shumë sakrifica siguroi një fitore dramatike dhe tejet të vlefshme për mbijetesën në Superligë.

Bardheblutë fituan 3-1 pasi e nisën sfidën me humbjen e një penalltie nga Cobinah.  Por, vetëm 2 minuta më pas, ishte Greca që shënoi për kryeqytetasit.

Nga ana tjetër edhe Laçi humbi një penallti. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Tiranës 2-0. Në të dytën Shtubina shënoi për Laçin. Pas humbjes së disa rasteve nga skuadra e Ardian Memës, Edon Hasani siguroi fitoren 3-1. Bardheblutë kishin mundësi të shënonin golin e 4, por Ngoo gaboi nga pika e 11-metërshit. Tiranës i duhet edhe një pikë për të qëndruar në Superligë pasi edhe kastrioti fitoi me Teutën. Në lojë është edhe një vend në Europa League, teksa Flamurtari është me pikë të barabarta me Teutën.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi