Të kuqtë mundën 4-2 Kukësin në shtesa

Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë. Të kuqtë e arritën suksesin në kohën shtesë. Minutat e rregullta përfunduan në barazim 2-2. Mala shënoi për partizanin në minutën e 5, barazoi Musta në fund të pjesës së parë.

Ishte po ai që në fillimin e së dytës kaloi në avantazh Kukësin. Ndeshja vijoi e kujdesshme, por fundi i saj dhe shtesat ishin Brown show. Sulmuesi barazoi për Partizanin në minutën e 88.

Në kohën shtesë Brown realizoi dy herë brenda 5 minutave duke i dhënë goditjen përfundimtare Kukësit me rezultatin 4 me 2. Partizani siguron kështu trofeun e parë të sezonit.

Të kuqtë do ta nisin këtë edicion të Superligës sërish me një ndeshje me Kukësin që do të jetë ose konfirmim për ta si pretendentë të titullit kampion, ose si revansh i verilindorëve që pritet të jenë një prej rivalëve kryesorë për trofetë e sezonit.

Tv Klan