Një murgeshë e cila kishte kaluar 8 vite në manastir ka bërë një ndryshim drastik në karrierë, duke vendosur të futet në industrinë e filmave për të rritur.

Yudi Pineda tha se prifti ishte përpjekur t’i ndryshonte mendim, por ajo i kishte refuzuar këshillat e tij. Sipas “the Mirror”, e reja nga Ituango në Antioquia të Kolumbisë, e quan ndryshimin e saj në karrierë “të përshtatshëm dhe artistik” dhe pretendon se “nuk ka asgjë të keqe në të”.

Megjithëse tashmë është pjesë e pornografisë, ajo thotë se shkon vazhdimisht në kishë dhe kurrë nuk e humb meshën e së dielës.

Media lokale raporton se Pineda ka shkuar në manastir në moshën 10-vjeçare dhe ka qëndruar aty për 8 vite.

Ajo tha se “ndihej shumë e lumtur” atje, por më pas ra në dashuri me një mësues fetar dhe vendosi të largohet nga manastiri. Ajo nisi të jetonte në Medellin dhe punonte për “Nestle” kur takoi Juan Bustos, i cili po rekrutonte modele për portalin e tij për të rritur. Mori pjesë në konkurs dhe u punësua.

“Fillimisht ndihesha keq, por tani jam mësuar”, thotë ajo, duke shtuar se “ndihem po ashtu mirë kur shkoj në kishë. Kurrë nuk mungoj në lutjet e së premtes, takimet e së shtunës apo meshën e së dielës.”/tvklan.al