Liam Payne së fundmi është fotografuar me të dashurën e tij modele, Maya Henry në Londër. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte unaza prej diamanti në gishtin e modeles.

Lidhja e tyre ka qenë me ulje-ngritje të vazhdueshme, ku në muajin Shkurt u fol për një ndarje midis tyre.

Nuk kaloi shumë dhe çifti u pa sërish së bashku dhe tani sipas mediave të huaja raportohet se Liam ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm dhe është fejuar me Maya.

Ata u lidhën për herë të parë në vitin 2018, menjëherë pasi Payne u nda nga Cheryl Tweedy, me të cilën ka dhe një djalë.

Kohët e fundit, ata kanë qëndruar larg syrit të mediave dhe kanë shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit./tvklan.al