Policia e Shtetit ka njoftuar se në zbatim të urdhrit për mbylljen apo kufizimin e lëvizjes në Republikën e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ndalohet qarkullimi për të gjithë qytetarët dhe automjetet, prej orës 13:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të së hënës.

Nga ky rregull përjashtohen mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Policia ka njoftuar se nga sot ora 13:00 deri të hënën në orën 05:00 shfuqizohen të gjitha autorizimet e dhëna nga Policia e Shtetit.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë të gjitha kufizimet, pasi nuk do ketë asnjë tolerim për askënd që i shkel ato”, thuhet në njoftim./tvklan.al