Legjenda e Romës Francesco Totti së fundmi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Pas disa simptomave që ai kishte ndjerë si ethe dhe i dobët fizikisht, bëri testin dhe i doli pozitiv. Pavarësisht gjendjes së tij jo të mirë, ai ka preferuar të vetëizolohet dhe të kurohet në shtëpi.

E infektuar është edhe bashkëshortja e tij, por që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Rikujtojmë se Totti ka humbur babain e tij në moshë 76-vjeçare për shkak të Covid-19. /tvklan.al