Flet Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha për takimin në Rambuje të Francës.

“Demaci sapo ka shprehur në një konferencë shtypi në Prishtinë mendimin e tij personal, që i bën thirrje Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të mos marrë pjesë në takimin e Rambujesë. Por ende nuk kanë vendosur institucionet e UÇK-së të cilat marrin vendimin. Sigurisht që ne kemi kanalet tona të komunikimit me partië politike shqiptare në Kosovë dhe si
në të gjitha rastet edhe sot do t’i shfrytëzojmë, mundësitë i kemi për t’u dërguar mesazhet tona.”

Ndërsa lideri demokrat Sali Berisha shtoi:”Përfaqësimi i UÇK-së në Rambuje është në interesin e Kosovës, është në interesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nuk duhet që faktorët shqiptarë në asnjë rast t’i japin ekskuza Millosheviçit për dështimin e Rambujesë. Unë e konsideroj Rambujenë përpjekjen më të fuqishme dhe më serioze të Komunitetit Ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit të Kosovës”.