Analistët serbe: Mund të shkaktojë përplasje mes vendeve

Patriarku Irinej i quajti njerëz pa besim ligjvënësit malazez dhe kërkoj nga ta që t’i mbajnë duart larg nga kisha pasi këtë nuk e kanë bërë as turqit.

“Të lutemi nga ky vend i shenjtë që Perëndia t’i bëjë të kuptueshëm njerëzit që atje vendosin, që të lënë të qetë tempujt e Zotit që populli të qetësohet pasi populli nuk do të qetësohet derisa të mos heqin dorë nga qëllimet e tyre”.

Shumë janë ndarë për çështjen e kishës, përveç klerikëve, edhe politika serbe.  

Analisti Dejan Miletiç thotë se nuk është Serbia duke bërë presion, por populli. Kjo situatë nuk është e lehtë pasi, thekson se nëse pyeten serbët për origjinën në një moment arrijnë në Mal të Zi. Edhe shenjtorët janë të përbashkët dhe rrënjët e shtetit. Serbët ndjejnë padrejtësi andaj është rrezik, por Miletiç shpreson për kompromis.

“Ajo që ka bërë Millo Gjukanoviç ka bashkuar serbët në rajon dhe tani ekziston një energji e re e cila thotë se është mjaft me përuljen e interesave serbe dhe nënçmimin e popullit serb duke i hequr të drejtat. Ekziston një ndjenjë e padrejtësisë ndaj serbëve dhe kjo mund të shkaktoj problem dhe mund të sjellë deri tek një ortek pakënaqësie që mund të kthehet në kryengritje më të gjerë. Shpresoj që nuk do të vijë deri tek kjo dhe se njerëzit do të kenë ndjeshmëri”.

Kisha Ortodokse Serbe ka paralajmëruar rrugët ligjore, ndërsa protesta janë paralajmëruar nga studentët. Por, ndarja identitare mes serbëve e malazezëve duket vështirë e kthyeshme.

Tv Klan