Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe, këtu merren vendimet e rëndësishme kishtare. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është i ftuar për të rrëfyer për problemin e Kosovës. Bashkë me të edhe Millorad Dodik, kryesues i presidencës boshnjake. Kisha ishte pritur ta gozhdonte çështjen e ndarjes së Kosovës pasi zëra të ndryshme vinin nga ky institucion.

Mbështetja e kishës ose jo ka ndikim në Serbi. Por, tani thuhet se ka besimin. Kosova është dashuria dhe identiteti serb, por jo gjithçka varet nga serbët. Duhet bërë aq sa mundet për ta ruajtur.

“Presidenti ynë në mënyrë heroike lufton edhe për Serbinë edhe për Kosovën dhe për gjithçka që lidhet me emrin serb. Nuk dyshojmë tek tentimet e tij dhe dua të them që është mbreslënëse energjia e tij”,

tha Patriarku Irinej.

“Vuçiç e ksihte shpallur mbështetjen e tij në Serbi për idenë e përkufizimit apo kufirit të kompromisit me shqiptarët. Kohë të vështira do të vijnë, por duket se kisha nuk do t’i përzihet në cështjet tokësore”,

u shpreh Dodik, kryesuesi i presidencës boshnjake.

“Para nesh është një periudhë e vështirë. Patriarku dhe unë besoj se jemi kuptuar dhe siç e kuptoj unë atë në brengat e tij, dikush duhet të sjellë vendime të vështira në këtë botë. Një nga peshkopët tha se çfarëdo vendimi të merrni ju do të jeni fajtor dhe unë e kam kuptuar porosinë e tij”

, deklaroi Presidenti Vuçiç.

Presidenti Vuçiç është takuar disa herë me Patriarkun serb Irinej për çështjen e Kosovës. Por, kryesisht zërat kundër zgjidhjes me idenë zyrtare serbe të përkufizimit kanë qenë më të ashpër se sa ata pro. Kjo ka ardhur sidomos nga klerët në jug të Kosovës. Tani qëndrimi është se duhet luftuar për ta ruajtur aq sa mundet realisht.

Tv Klan