PD: Qeveria e shndërroi administratën në degë të PS


PD: Qeveria e shndërroi administratën në degë të PS

12:27 12/08/2020

147 mln euro për 21 mijë militantë të punësuar

Demokratët kanë vijuar akuzat në adresë të Kryeministrit se e ka mbushur administratën publike me militantë të Partisë Socialiste. Ish-deputetja Dhurata Çupi the se në tre vjet janë 21 mijë punësime elektorale në pushtetin lokal dhe atë qendror me një kosto miliona euro.

“Edi Rama ka paguar një mal me para për të punësuar në shtet me kontrata të përkohshme mbi 13 mijë persona që nga viti 2017, duke e shndërruar administratën në një degë të partisë në pushtet.  Me firmën e tij, qeveria e Edi Ramës i ka miratuar këto kontrata përmes 23 vendimeve, duke nxjerrë nga arka e shtetit rreth 55 milionë euro për punësimet elektorale.  Janë 147 milionë euro të shpenzuara vetëm 3 vitet e fundit për mbi 21 mijë punësimet elektorale të Edi Ramës në qeverinë qendrore dhe lokale”.

Një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama  se ka përdorur Reformën Territoriale për të punësuar në qeverisjen lokale 8100 militantë duke paguar në dy vjet 92 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit.

Tv Klan




Të ngjashme