PD: Baxhanaku i Ramës, pjesë e skemës mafioze në tenderin e TVSH-së

PD: Baxhanaku i Ramës, pjesë e skemës mafioze në tenderin e TVSH-së

14:48 31/10/2018

Opozita ka shkuar më tej në akuzat e saj lidhur me tenderin për sistemin e monitorimit të transaksioneve të biznesit. Deputetja Jorida Tabaku tha se pjese e skemës mafioze është edhe baxhanaku i kryeministrit, kompania e të cilit sipas opozitës ka marrë pjesë në tender pa bërë asnjë ofertë, por vetëm për të legjitimuar procesin.

Në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive. Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu, baxhanaku i kryeministrit Edi Rama. Përmes kompanisë së tij B 360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën false për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh

.”

Ky qëndrim vjen pas deklaratës së bërë nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin Rama se ia ka dhënë një zyrtareje europiane që ka punuar në Tiranë dhe familjarëve të tij tenderin për kontrollin e faturimit të bizneseve. Kreu i demokratëve nuk përmendi emra, por dha referenca që përkojnë me ish–ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, e cila është vënë disa herë nën akuzë nga eksponentë të opozitës.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi