PD drejt mosnjohjes së zgjedhjeve, Mazniku: Të shohin problemin tek vetja



PD drejt mosnjohjes së zgjedhjeve, Mazniku: Të shohin problemin tek vetja

22:33 03/05/2021

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Arbian Mazniku, duke komentuar mbledhjen e zhvilluar sot në Partinë Demokratike lidhur me zgjedhjet tha se opozita nuk e shikon problemin tek vetmja por u hedhin fajin kundërshtarëve.

I ftuar në studion e emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mazniku u shpreh se  PD gjithmonë e ka hedhur fajin tek të tjerët dhe shtoi se nëse fijon kështu s’ka për të ardhur kurrë në pushtet.

“Përsëritja e të njëjtave veprime dhe të presësh rezultate të ndryshme është një çmenduri thotë një shprehje botërore. Po ta shikosh sa herë ka zgjedhje PD thotë u vodhën se nuk kanë mundësi të fitojnë. Edhe pse duhet të shikonin brenda vetes, e nxjerrin problemin jashtë.

Thonë që e ka populli njëherë, këta nuk na deshën, e kanë të huajt, e ka OSBE etj. Kjo është tentative tipike që do të ruhet nga presioni i brendshëm, për të parë dhe përmirësuar veten në garë dhe herë problemin jashtë. Këtë film e kemi parë njëherë”, tha Mazniku./tvklan.al







Të ngjashme