Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se ka emëruar në krye të kapitenerisë së Durrësit, një person me rekorde kriminale. Demokratët thonë se bëhet fjalë për Artur Rrokajn, i cili aktualisht sipas opozitës mban emrin Arten, e që njihet si njëri prej skafistëve të tragjedisë së 9 Janarit, ku humbën jetën 28 persona.

“Artur Rrokaj njëri nga skafistët e 9 Janarit 2004, përgjegjës për humbjen e 28 jetëve, i dënuar nga drejtësia për këtë krim, me rilindjen është bërë shef në kapitenerinë e Portit të Durrësit. Mund ta gjeni edhe me emrin Arten, se e ka ndërruar. Por është i njëjti.”

Opozita thotë se ky Kryeministri Rama ka instaluar në vend, pushtetin me të inkriminuar, trafikantë, tutorë e vrasës.

Tv Klan