Parlamenti Europian ka fshirë nga faqja e tij zyrtare një deklaratë të bërë pak orë më parë për çështjen e ndryshimeve kushtetuese në Shqipëri, k’u thoshte se marrëveshja e 5 Qershorit nuk duhet të modifikohet pa konsensus, pasi në të kundërt rrezikohet hapja e negociatave.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur, por Tv Klan do të pyesë zyrtarisht për këtë veprim.

Më herët, edhe Komisioni Europian kërkoi përmes një zëdhënëseje që marrëveshja të mos rrezikohej nga ndryshime të tjera ligjore, duke theksuar rëndësinë e votimit pa ndryshime të draftit të dakordësuar ndërmjet palëve në Këshillin Politik.

Tv Klan