Vaksinimi i fëmijëve, defektet e lindura dhe sëmundjet e rënda të gjakut janë bërë pjesë e diskutimit të mjekëve pediatër të mbledhur në Konferencën e 16 të mbajtur në kryeqytet.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se sëmundjet infektive kanë ardhur në rënie, por problem në rritje janë sëmundjet e rënda tek fëmijët.

Për herë të parë, Shqipëria do të nisë edhe kërkimin shkencor në Pediatri. Sakaq, problematikat e njëjta kanë bërë që Italia, Turqia, Shqipëria dhe Kosova, të nisin diskutimet për hartimin e protokolleve të përbashkëta në Pediatri.

Tv Klan