Senati italian miratoi ligjin që njeh vitet e punës në Shqipëri, nis nga 2023

Italia do të njohë vitet e punës të emigrantëve shqiptarë për kohën që kanë punuar në Shqipëri. Senati italian miratoi me shumicë propozimin e qeverisë për njohjen e viteve të punës ata që kanë punuar në Shqipëri. Kjo do të favorizojë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit.

Organi legjislativ i vendit fqinj vendosi se kjo periudhë kohore do t’u llogaritet shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali pasi të marrin pensionin. Qeveria e kryeministrit Mario Draghi ka vendosur në dispozicion 136 milionë euro për realizimin e marrëveshjes me Shqipërinë, e cila do të pranohet nga pala italiane në vijim. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në vitin 2023 dhe do të funksionojë deri në vitin 2032.

Klan News