Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar 3 video të deklasifikuara të “fenomeneve ajrore të pashpjegueshme”. Pentagoni tha se dëshironte që të qartësonte çdo keqkuptim për publikun nëse pamjet që po qarkullonin ishin apo jo të vërteta.

Në fakt pamjet janë shpërndarë që në vitin 2007 dhe 2017. Të dyja u publikuan në New York Times, teksa e treta nga një organizatë tjetër.

Sipas New York Times, një prej videove është filmuar në 2004-n nga dy pilotë avionësh. Aty shfaqet një objekt që sillet në ajër mbi ujë në oqeanin Paqësor. Dy video të tjera u filmuan në vitin 2015. Aty shfaqen objekte që lëvizin në ajër, njëra prej të cilave rrotullohet.

“Departamenti vendosi që shpërndaja e autorizuar e kwtyre videove nuk përmban ndonjë sensitivitet dhe nuk kërkon hetim për ndërhyrjen e këtyre objekteve në hapësirën ajrore ushtarake”, thuhet në deklaratën  e Pentagonit.

Njerëzit kanë parë me shekuj rreth qiejve për të shpjeguar objekte dhe drita misterioze. Por historia moderne e UFO-ve nisi në vitin 1947, kur një fermer zbuloi disa mbetje në New Mexico.

Fillimisht ai i shpjegoi ato si mbetje të një disku fluturues. Tani mendohet se ajo ishte pjesë e një programi sekret për të monitoruar Bashkimin Sovjetik.

Në 2017-n Pentagoni pranoi se kishte nisur një program të gjatë për të investiguar ato që tashmë i njohim si UFO. Në ditët e fundit zyrtarët amerikanë preferojnë t’i quajnë  si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

Megjithatë kjo nuk duhet se do ta zëvendësojë akronimin e emrit që ka hyrë tek të gjithë njerëzit dhe që ngre një pyetje të rëndësishme: A jemi vetëm në univers? /tvklan.al