INSTAT: Ka rritje edhe të kërkesës për mallra në tregun e brendshëm

Konsumi privat dhe ecuria e kërkesës së brendshme duket se kanë bërë një kthesë të konsiderueshme në 3-mujorin e parë të këtij viti.

Eksportet vendase u rritën për periudhën Janar-Mars me 22% krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetëm muaji Mars pati një rritje të shitjeve të mallrave me 78%, dhe me 30% krahasuar me vitin 2019.

Në total Shqipëria ka eksportuar 320 milionë Dollarë mallra jashtë gjatë Marsit, ku shumica e grupeve kanë pësuar rritje. Peshën më të madhe e ka dhënë energjia dhe mineralet, ndërsa për herë të parë edhe sektori i fasonëve rezulton me 22% rritje. Të vetmet degë me rënie janë prodhimet e drurit dhe makineritë dhe pajisjet.

Edhe kërkesa për mallra në tregun e brendshëm si nga ana e konsumatorëve dhe e bizneseve rezulton e rritur. Ndërmarrjet kanë rritur me blerjen e pajisjeve, materialeve të ndërtimit dhe lëndët e para, ndërsa rritje ka shënuar dhe grupi i pijeve, ushqimeve dhe veshjeve.

Importet kapën vlerën e 640 milionë Dollarëve në Mars, duke rezultuar 45% më të larta se një vit më parë dhe 25% më shumë se në 2019-n.

Tv Klan