Shfaqja “Megyn Kelly Today”, e prezantueses Megyn Kelly në NBC News nuk do të transmetohet. Lajmi është bërë i ditur nga vet televizioni amerikan, për shkak të një komenti të prezantueses.

Të martën, gjatë emisionit të saj, ajo bëri një koment racist për njerëzit me ngjyrë për festën e Halloween. Pas deklaratës së saj, në rrjetet sociale vërshuan komentet negative ndaj prezantueses. Kelly kërkoi falje në internet për komentet që kishte bërë: “Gabova dhe kërkoj falje”.

Gazetarja 47-vjeçarja do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij televizioni, por do të angazhohet në të tjera detyra. Sipas mediave amerikane, Kelly dhe drejtuesit e NBC News janë në bisedime për daljen e saj në pension dhe kontratën 3-vjeçaren që ka me vlerë 69 milionë Dollarësh. Emisioni që mban emrin e saj, do të rinisë transmetimin por me personazhe të tjerë dhe format të ndryshuar. Kelly u punësua në NBC në Janar të vitit 2017 pas një karriere të suksesshme në rrjeti televiziv Fox News.

/tvklan.al