Do të përballen dy ekipe me shumë traditë në kampionatin shqiptar. Flamurtari dhe Partizani duket se kanë të dyja qëllim të fitojnë ndeshjen, por vlonjatët për të ruajtur pozicionin në vendin e dytë, ndërsa të kuqtë për t’u futur në zonën europiane sa më parë. Për këtë Partizani bëri një remont kapitel në merkaton e dimrit.

Për të kuqtë rikthehet Trashi, i cili pati një konflikt me trajnerin në përgatitjet e Antalyas dhe shpresohet tek rikuperimi i plotë i Edgar Canit pas dy javësh.

Në Vlorë, Shpëtim Duro shpreson tek mbështetja e tifozerisë vendase, teksa do të përpiqet t’i ndrydhë emocionet e tij si ish-futbollist dhe trajner i Partizanit.

Kukësi kampion do të vizitojë Vllazninë në Loro Boriçi. Do të jetë ndeshja e parë në kampionat për trajnerin Pacult, i cili do të kërkojë të tregojë vlerat e tij. Në ndeshjet e tjera, Teuta pret Lushnjën, Kamza Laçin, ndërsa Skënderbeu udhëton drejt Gjirokastrës.

Tv Klan