Senegali dhe Algjeria do të luajnë për trofeun

Finalja e Kupës së Afrikës do të luhet mes Senegalit dhe Algjerisë. Senegalezët nuk e kanë fituar më parë këtë trofe, ndërsa algjerianët kanë vetëm një sukses në vitin 1990. Senegali siguroi kualifikimin pas fitores 1 – 0  me Tunizinë. Ndeshja u zgjidh në pjesën e parë shtesë. Dalja e gabuar e portierit të Tunizisë shkaktoi autogolin që rezultoi vendimtar.

Sukses në minutat e fundit edhe për Algjerinë që gjen finalen e Kupës së Afrikës pas 29 vitesh pritje. Përfaqësuesja ku luan edhe Maherz mundi me rezultatin 2 – 1 Nigerinë. Kapiteni i algjerianëve shënoi golin që solli fitoren në minutën e 95-të. Goditja e dënimit ishte e pakapshme.

Në Algjeri, por edhe në Francë pati festime. Në Lion nuk munguan përplasjet me policinë. Në fund të ndaluarit ishin më shumë se 280.

Finalja e Kupës së Afrikës do të luhet të premten dhe do të jetë e para mes Senegalit dhe Algjerisë.

Tv Klan