Familjarë, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën e fundit Ergi Dinit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme së bashku me shokun e tij Kejdi Halili.

varrimi 2

Ceremonia mortore e të riut 22-vjeçar u organizua në qytetin e Shkodrës dhe pse ai jetonte në kryeqytet. Ndërkohë ceremonia e Kejdi Halilit, djalit të gazetares Erestina Halili u bë në Tiranë.

Të dy të rinjtë humbën jetën tragjikisht në një aksident pranë Ambasadës Ruse, në zonën e ish-Bllokut në Kryeqytet.

varrimi 3

Ata ishin duke ecur me motor, kur në një moment drejtuesi Kejdi Halili ka humbur orientimin dhe rrota e parë e motorrit është ngritur lart dhe më pas është përmbysur.

Të dy djemtë dhanë jetën në spital nga plagët e rënda që kishin marrë. /tvklan.al