Kati i 6-të i një pallati është përfshirë nga flakët e zjarrit ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Dibrës në Tiranë.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia. Zjarrfikësit bënë të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, vijon hetimi nga grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. /tvklan.al