Shuhet ëndrra e dashurisë për dy vajza të tjera në “Love Story”.

Drita dhe Kejda nuk morën një trëndafil mbrëmjen e sotme nga Saimiri duke u larguar nga gara.

Puntata e kësaj të hëne u shoqërua plot me emocione pasi u futën tre vajza të reja si dhe u larguan tre të tjera gjithsej.

Albana, njëra prej binjakeve, u largua vetë nga emisioni pasi siç kishte deklaruar nëse do të shihte që motra e saj do të kishte më shumë afrimitet me Saimirin do të ikte.

Po ashtu në sondazhin e “Love Story”, se cilat nga tre vajzat duhet që të dalin në takim javën e ardhshme me Saimirin, publiku ka votuar emrat e Arjanës, Vivienit dhe Dritës./tvklan.al