Përfundon ëndrra e dy shqiptarëve në Itali


Përfundon ëndrra e dy shqiptarëve në Itali

10:45 08/05/2020

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, si autorë të disa vjedhjeve.

Shqiptarët përdornin mënyra shumë të sofistikuara për të grabitur banesa e jo vetëm, duke fikur sistemet e alarmeve si dhe duke bërë çarje në mure. Ata planifikonin deri në detaje çdo grabitje që bënin, duke studiuar mirë se cilat mure do të shponin pa u vënë re dhe duke identifikuar sistemin e alarmit, raportojnë mediat italiane.

Piketimet e tyre ishin kryesisht në ambiente ku kishte pajisje të lojërave elektronike, kryesisht në Torino, me vlerë prej afro 200 mijë eurosh.

Policia e Caserta në bashkëpunim me atë të Aversa ka arritur që t’i identifikojnë, gjurmojnë dhe prangosur. /tvklan.al




Të ngjashme