Greva215 të shkarkuarit nga administrata vijojnë grevën e urisë mes problemeve shëndetësore, megjithëse tashmë janë mbushur 4 ditë. Ata janë vizutar pasditen e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Petrit Fejzullahi, Mehmet Cemurati dhe Ludovik Berisha u detyruan të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore.

Pas trajtimit në spital, të tre grevistët janë rikthyer sërish në çadra për të vazhduar grevën e urisë por vetëm pas denoncimit në media pasi autoritet shëndetësore refuzuan të rikthenin grevistët. Ndërsa Kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, akuzoi gjatë pasdites bluzat e bardha edhe për mosdhënien e mjekimit në spital.

Edhe sot grevistët janë vizituar nga deputetët e partisë demokratike. Ish-kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, hodhi poshtë zërat se kjo grevë mund të jetë politike.

Pavarësisht gjendjes së rënduar të disa grevistëve, persona të tjerë të larguar nga administrata pritet t’i bashkohen asaj.

TV KLAN