Shtetet e Bashkuara kanë përkujtuar sot 2996 viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001.

Presidenti amerikan Donald Trump  dhe zonja e parë Melania mbajtën një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhe, pak përpara orës 9.00 të mëngjesit, kohë që përkon me çastin kur avioni i parë i rrëmbyer nga terroristet u përplas me njërën nga Kullat Binjake në New York.

Edhe pse kanë kaluar 16 vite nga sulmi që tronditi të gjithë botën, 11 Shtatori i vitit 2001 mbetet ngjarja me tragjike e këtij shekulli e megjithatë, Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë dënuar askënd për spektaklin e terrorit që u mori jetën 3 mijë personave.

Në New York, koha lëviz ngadalë për 5 të akuzuarit për sulmet e 11 Shtatorit 2001.

Gjashtëmbëdhjetë vjet, pasi Qendra Botërore e Tregtisë u rrezua, rasti kundër organizatorit të dyshuar dhe bashkëpunëtorëve të tij duket se do të zvarritet për vite – në mos dekada. Ky është qëndrimi zyrtar i avokatëve mbrojtës.

Khalid Sheikh Mohammed, ose “KSM”, u etiketua si “arkitekti i 11 shtatorit”. Ai dhe katër bashkëpunëtoret e tij u përballen me dënimin me vdekje./Tv Klan