Një aksident automobilistik ka ndodhur në unazën e madhe të Tiranës në krahun lindor.

Një automjet është përmbysur në mes të rrugës, siç raportojnë qytetarët për tvklan.al.

Drejtuesi i mjetit pësoi lëndime dhe mori trajtim mjekësor.

Në vendngjarje shkoi policia dhe nisi hetimet për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al