Ditët e fundit në shumë rrethe të Shqipërisë ka pasur reshje dhe shira të rrëmbyeshëm. Në Virua të Gjirokastrës si pasojë e reshjeve lumi Drin ka dalë nga shtrati dhe rrezikon bllokimin e rrugës në drejtim të Sarandës dhe Greqisë nga Kakavija. Dhe qyteti i Gjirokastrës ka patur ditët e fundit bllokime rrugësh nga reshjet.

Në Lezhë anija e transportit “Vjeko” me flamur kroat e cila kishte ngarkuar në Itali me destinacion për në Kroaci si rezultat i kohës së keqe dhe një defekti në sistemin e drejtimit, ka marrë drejtimin për në Portin e Shëngjinit. Anija ka mbetur në cekëtinë por janë marrë masa për riparimin dhe nxjerrjen e saj.

Në Mat ka pasur bllokime në rrugën Burrel-Bulqize nga shembja e dherave. Është bllokuar dhe rruga Qafë Buall-Krastë si pasojë e reshjeve të dëborës. Në rrugën Shkopet-Burrel janë shembur dy shtylla të tensionit të lartë nga era e fortë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori