Përndjek ish të dashurën edhe pse kishte urdhër mbrojtje, arrestohet shqiptari

Përndjek ish të dashurën edhe pse kishte urdhër mbrojtje, arrestohet shqiptari

11:27 09/07/2019

Itali-Një shqiptar është arrestuar nga policia në Perugia, pasi përndiqte ish të dashurën italiane edhe pse ishin ndarë.

Media italiane bëjnë me dije se çifti kishte kohë që i kishte dhënë fund marrëdhënies, por shqiptar nuk e ka pranuar ndarjen dhe vazhdonte ta përndiqte ish partneren.

Edhe pse ndaj shqiptarit kishte një urdhër gjykate që e pengonte ti afrohej ish të dashurës, ai e ka shkelur në mënyrë të përsëritur urdhrin duke u shfaqur sidomos natën në shtëpinë e saj si dhe në vendin e punës. Duke mos pranuar fundin e marrëdhënies shqiptari, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur kërkonte të fliste më ishin, por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe ka shkuar sërish në polici ku dhe bërë denoncimin e radhës.

Prokurori, i cili ishte përgjegjës për hetimin, u informua dhe kërkoi menjëherë nga gjykatësi që të aplikojë masën e arrestit me burg për shqiptarin./tvklan.al

Të ngjashme
UKT