Një person ka filmuar momentin kur janë përplasur dy kroçera të ankoruara në Buenos Aires, Argjentinë. Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Secila prej këtyre anijeve që udhëtojnë në gjithë botën ka një kapacitet prej 2500 pasagjerësh. Në videon e filmuar nga një prej udhëtarëve, ky i fundit dëgjohet duke bërtitur “jo, jo, jo”.

Dëmet e shkaktuara u rregulluan brenda pak orësh dhe kroçera u nis sërish për lundrim. Dy kroçerat i përkasin kompanisë MSC Cruises që është themeluar në Napoli të Italisë, ndërsa tani është me bazë në Gjenevë të Zvicrës. Kjo është kompania e katërt më e madhe në botë për lundrim. Edhe në Prill të vitit të kaluar, një prej anijeve të kësaj kompanie u përfshi në një incident të tillë. /

tvklan.al