Deputetët gjeorgjianë u përplasën fizikisht këtë të hënë pasi partia në pushtet u shpreh e vendosur për të miratuar një projektligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, i kritikuar edhe nga vendet perëndimore dhe që ka shkaktuar protesta në vend.

Një deputet i opozitës goditi me grusht në fytyr njërin nga përfaqësuesit e mazhorancës. Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë mes ligjvënësve.

Partia në pushtet mbështet projektligjin që detyron organizatat që pranojnë fonde nga jashtë të regjistrohen si agjentë të huaj ose do të përballen me gjoba.

Tv Klan