Partizani dhe Federata Shiptare e Futbollit janë përfshirë në polemika. Shkak është bërë barazimi në Lushnjë, një ekip që ka rënë matematikisht nga kategoria.

Të kuqte thonë se rezultati 1 – 1 u vendos nga gjykimi treshes së drejtuar nga Blerim Ziri, i cili sipas tyre, ka qenë i ndikuar nga Federata.

Klubi reagoi me anë të një deklarate në të cilën e quan gjykimin një skandal dhe një maskaradë.

Partizani thotë se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore, duke i denoncuar gjyqtarët deri në prokurori dhe UEFA.

Federata Shqiptare e Futbollit u përgjigj duke i hedhur poshtë akuzat dhe duke i kërkuar klubit kryeqytetas gjakftohtësi.

Ne një qëndrim zyrtar thuhet se Partizani po i faturon Federatës dështimet e sezonit.

Për të rrezuar pretendimet e klubit, Federata fton të gjithë që ta gjykojnë vetë ndeshjen e luajtur në Lushnje.

Tv Klan