Opinion – Aktorja dhe moderatorja e njohur italiane Alba Parietti ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu më 9 Maj të vitit 2004.

Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri ajo tregoi se kishte ndryshuar mendim për vendin tonë, pasi siç tregon moderatorja italianët kanë pasur ide të gabuar për shkak të gjërave që kanë ndodhur më parë mes dy popujve.

“Që të jem e sinqertë në vendin tonë ka një ide shumë të gabuar për Shqipërinë, ndoshta për shkak të gjërave që kanë ndodhur më parë. Nga njëra anë është një vend që më ka ngjallur gjithnjë kureshtje sepse ka talente, njerëz me cilësi, të zgjuar dhe këtë e shohim tek spektakli. Kjo vizitë ishte shumë e frytshme sepse munda të shoh vetë dhe të bindem që gjërat gjithnjë duhen verifikuar. Dija shumë pak për Shqipërinë, ne italianët dimë shumë pak për të gjitha vendet. Italianët kanë një prirje për tu mbyllur brenda kulturës së tyre. Shqipëria ishte diçka tjetër nga ajo që prisja, më ka bërë përshtypje edukata, qytetaria, mirësjellja, hareja dhe pse jo të shfrenuara sepse është e qartë që ky vend nuk ka pasur çaste gjithnjë të hareshme. Është një vend i arsyeshëm, aspak i trishtuar”,tha Parietti.