Për kushtet e stërvitjes, dëmtimet që sapo kishin kaluar, Botërori i Turkmenistanit për peshëngritësit shqiptarë u pa si i rëndësishëm vetëm për pjesëmarrjen. Synimet e tyre ishin grumbullimet e pikëve për Olimpiadë.

Shkodrani e konsideron të suksesshme arritjen e tij në realizimin e peshave ashtu si në stërvitje.

Edhe pse thotë se nuk është shpërblyer ende nga shteti shqiptar për 3 medaljet e arit që mori në europianin e fundit, Briken Çalja mori përsipër sakrificën që të përfaqësohej në Botëror. Rrezikoi deri në fund, por falë një mjeku gjeorgjian ai u fut në garë.

Çalja që arriti vendin e 6 në Botëror, ka detyrë ende të vështirë pasi duhet të mbajë një nivel të lartë me qëllim që të sigurojë një kualifikim për në Olimpiadë.

Botërori i Turkmenistanit konsiderohet më i forti pasi u rikthyen në gara sportistët kinezë dhe rusë të cilët vuanin dënime afatgjata.

Tv Klan